Italia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një mandat të ri në FIFA

Nga D V
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen në mars të vitit 2027.

Vendimi i Italisë lidhet me disa prej iniciativave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.

Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF, ndërsa përpara Italisë, Infantinos i kishin tërhequr mbështetjen edhe gjashtë federata nordike: Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe, si dhe të Shqipërisë.

FIGC në linjë me UEFA-n

Në një deklaratë zyrtare, FIGC bëri të ditur se vendimi i saj është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Ceferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratë.

Federata italiane theksoi se me këtë vendim dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj lidhur me mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Malagò: Futbolli duhet të bazohet në solidaritet

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, tha se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritë sportive, solidaritet, qëndrueshmëri dhe rolin e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò.

Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër