5
Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Çështje të Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq sot do të qëndrojë për vizitë në vend.
Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, Ivanoviqi do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Në kuadër të vizitës, Ivanoviqi do të ketë takim dypalësh me zëvendëskryetarin dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski.
