Meloni nderon katër ushtarakët italianë të rënë në Bosnjë: Nuk do t’ju harrojmë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Romë, 30 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka nderuar kujtimin e katër ushtarakëve italianë që humbën jetën në Bosnjë, duke vendosur një buqetë me trëndafila në Circus Maximus, në Romë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meloni shprehu solidaritetin me familjet e viktimave, duke theksuar se asnjë fjalë nuk mund të zëvendësojë humbjen e tyre, por se qëndresa pranë atyre që vuajnë është një detyrim.

Në prag të 4 nëntorit, Ditës së Unitetit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura në Itali, është ngritur “Fshati i Mbrojtjes” në Circus Maximus, i konceptuar edhe si një hapësirë përkujtimore e hapur për qytetarët.

Meloni u bëri thirrje italianëve të vizitojnë këtë hapësirë dhe të vendosin nga një lule në nderim të të rënëve, si shenjë dashurie, respekti dhe mirënjohjeje.

“Simone, Claudio, Franco, Adriano, Laura: nuk do t’ju harrojmë”, shkroi Meloni në mesazhin e saj.

artikuj të ndërlidhura