Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma në Gaza, 5 të vrarë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gaza, 6 qershor Zhurnal.mk – Të paktën pesë persona kanë vdekur në Gaza pasi Izraeli bombaroi një kamp ku po zhvillohej një dasmë.

Sipas Al Jazeera, sulmi u krye me dy raketa dhe numri i të vdekurve pritet të rritet.

Më shumë se 12 persona të tjerë u plagosën.

Sulmi vjen në një moment kur armëpushimi i rënë dakord është në fuqi, ndërsa organizatat humanitare dhe pala palestineze denoncojnë shkeljet e vazhdueshme nga forcat izraelite.

artikuj të ndërlidhura