Izraeli të mos sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Nga Xh M
3,100 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 5 korrik Zhurnal.mk – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se, përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme nuk mund të kenë sukses, pa mbështetjen e vendeve të rajonit, duke theksuar se Izraeli nuk duhet të lejohet të “sabotojë” marrëveshjen SHBA–Iran, sipas “Reuters”.

Duke folur dje në Stamboll, së bashku me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, Erdogan u shpreh se “asnjë zgjidhje që nuk mbështetet në vullnetin dhe kontributin e vendeve të rajonit, nuk mund të jetë e qëndrueshme”.

Turqia, anëtare e NATO-s dhe fqinje e Iranit, ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për përpjekje për të minuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Pakistani dhe ka dënuar operacionet izraelite në Gaza, Liban dhe Siri.

Erdogan gjithashtu theksoi se, Turqia synon të thellojë bashkëpunimin me Pakistanin, në sektorët e energjisë, transportit, mineraleve kritike, teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes, duke synuar një tregti dypalëshe prej 5 miliardë dollarësh.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët nga të dy vendet morën pjesë në një forum biznesi në Stamboll, ku ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, deklaroi se kompanitë turke synojnë të kontribuojnë në projektet energjetike, në Pakistan dhe të ndajnë ekspertizën e Turqisë në këtë sektor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër