“Jam rritur duke parë Ronaldon dhe Messin”, Harry Kane e lë të hapur kalimin në Spanjë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Harry Kane ndihet shumë mirë te Bayern Munichu, por sulmuesi anglez ka zbuluar se gjatë karrierës së tij ka pasur bisedime për një transferim të mundshëm në La Liga.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, Kane ka pranuar se në të kaluarën ka pasur kontakte për një kalim të mundshëm në Spanjë, ndonëse nuk bëhej fjalë për oferta konkrete.

“Ka pasur momente kur kjo mund të kishte ndodhur. Nuk do të thoja se ka pasur mundësi konkrete, por në të kaluarën ka pasur disa biseda”.

“Kam shumë respekt për La Ligën. Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi janë ndër klubet më të mëdha në botë. Jam rritur duke parë Ronaldon dhe Messin. Kam respekt të jashtëzakonshëm për këto skuadra”, ka thënë ai.

Sulmuesi i Bayernit nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë e një transferimi në Spanjë në të ardhmen.

“Siç e dimë, në futboll gjithçka mund të ndodhë. Unë kurrë nuk e përjashtoj asgjë. Por tani për tani, siç kam thënë edhe më parë, jam jashtëzakonisht i lumtur në Gjermani”.

Ndërkohë, Bayern Munich po tenton ta bindë për rinovimin e kontratës ngase nuk dëshiron të luajë vitet e ardhshme pa yllin e skuadrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër