Zbardhen dy vjedhje në Tetovë, arrestohen dy persona, do të ngrihen kallëzime

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Më 17.09.2026, në orën 12:00 dhe 14:50, në fshatin Poroj të Tetovës dhe në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.K. (27) nga Poroj dhe A.C. (19) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal.

S.K. dyshohet se gjatë natës së 15/16.09.2026, duke përdorur forcë, ka hyrë në një objekt shitjeje në Tetovë, në pronësi të I.O. (52), nga ku ka marrë para dhe disa produkte.

Ndërkohë, S.A. (55) nga Tetova ka raportuar se A.C., nën kërcënim, i ka marrë para djalit të saj të mitur.

Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të pasojnë kallëzime përkatëse penale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër