Janevska: Për 4–5 vitet e ardhshme, punësime minimale të mësuesve

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se në vend ka mbi 3.000 mësues më shumë dhe rreth 1.800 paralele më tepër sesa nevojat reale, për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

Ajo paralajmëroi se në 4–5 vitet e ardhshme do të ketë shumë pak punësime të reja të mësuesve, derisa të arrihet një raport optimal mes mësuesve dhe nxënësve.

Sipas Janevskës, për vite arsimi është përdorur për të ruajtur vendet e punës dhe “paqen sociale”, madje duke krijuar klasa me vetëm një ose dy nxënës.

Për të mbuluar mungesën e kuadrove në disa lëndë, ministria po rrit bursat dhe po mundëson rikualifikimin e profesionistëve nga fusha të afërta, si inxhinierët e makinerisë dhe elektroteknikës.

Mësuesit aktual do të angazhohen edhe në mësimin gjithëditor, aktivitetet shtesë, seksionet dhe lëndët zgjedhore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër