Janez Jansha prezanton përbërjen e Qeverisë

Nga Xh M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lubljanë, 28 maj Zhurnal.mk – Lideri politik slloven Janez Janša ka prezantuar kandidatët për ministra të Qeverisë së 16-të të Republikës së Sllovenisë, duke bërë publike përbërjen e ekipit që pritet të udhëheqë institucionet shtetërore në mandatin e ardhshëm.

Sipas prezantimit zyrtar, Janez Cigler Kralj është propozuar për ministër të Bujqësisë, ndërsa Ignacija Fridl Jarc për ministre të Kulturës.

Për resorin e Mbrojtjes është nominuar Valentin Hadjinjak, kurse Tone Kajzer do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Monika Kirbiš Rojs është propozuar për ministre të Vetëqeverisjes Lokale, Kohezionit dhe Zhvillimit Rajonal, ndërsa Suzana Lep Šimenko për ministre përgjegjëse për Sllovenët jashtë vendit dhe në botë.

Në kabinetin e ri qeveritar përfshihet edhe Anže Logar si ministër për Ekonominë, Punën dhe Sportin, ndërsa Franci Matoz për Ministër të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Tadej Ostrc është propozuar për ministër të Shëndetësisë, Mateja Ribič për ministre të Demografisë, Familjes dhe Çështjeve Sociale, ndërsa Polona Rifelj për ministre të Mjedisit dhe Hapësirës.

Gjithashtu, Andrej Šircelj është emëruar kandidat për ministër të Financave, Borut Rončević për ministër të Arsimit, Shkencës dhe Rinisë, Jernej Vrtovec për ministër të Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe Mihael Zupančič për ministër të Drejtësisë.

Publikimi i kabinetit të ri po konsiderohet një hap i rëndësishëm në zhvillimet politike në Slloveni, ndërsa pritet që në vijim të zhvillohen procedurat për konfirmimin zyrtar të qeverisë së re.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër