Jude Bellingham mezi pret të luajë pranë Jose Mourinhos: Është top trajner

Nga D. V.
1,698 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jude Bellingham ka folur pas barazimit pa gola të Anglisë ndaj Ganës në Kupën e Botës 2026, duke komentuar edhe ardhjen e Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit.

Mesfushori anglez nuk i kurseu fjalët e mira për trajnerin portugez, duke e vlerësuar lart figurën e tij.

“Mourinho është një top trajner”.

Ylli i Anglisë dhe i Real Madridit u shpreh gjithashtu i kënaqur me lëvizjet e klubit në merkato, duke theksuar cilësinë dhe përvojën që kanë sjellë afrimet e reja.

“Jam shumë i lumtur. Kemi bërë gjithashtu nënshkrime të shkëlqyera, shumë afrime, me shumë cilësi dhe përvojë”.

“Do të jem shumë i lumtur të punoj me ta”, përfundoi Bellingham.

Ndërkohë, ylli i “Tre Luanëve” aktualisht është i fokusuar që ta fitojë Kampionatin Botëror 2026 me Anglinë, ku pas dy xhirove kanë arkëtuar katër pikë në fazën e grupeve.

Anglia do ta zhvillojë edhe një ndeshje në fazën grupore, atë ndaj Panamasë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër