Julia dhe Lorenzo shpallen fitues të sezonit të 13-të të ‘Love Island’

Nga D V
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Julia dhe Lorenzo janë shpallur fitues të sezonit të 13-të të Love Island, duke fituar çmimin prej 50 mijë funtesh pas votimit të publikut.

Lajmin e bëri të ditur prezantuesja Maya Jama gjatë finales së spektaklit.

Në vendin e dytë u renditën Jasmin dhe Kavan, derisa Simba dhe Angelista përfunduan të tretët.

 Foto: Shutterstock

Finalja u shoqërua me një eliminim të papritur, pasi Yasmin dhe Tommy u larguan nga vila pak para shpalljes së tre çifteve finaliste.

Ata u zgjodhën për t’u eliminuar nga çifti Mica dhe Samraj, të cilët ishin larguar më herët. Ishte hera e parë në historinë e emisionit që një çift eliminohej gjatë vetë finales.

 Foto: ITV

Pas largimit, Tommy tha se ishte i lumtur që kishte gjetur personin e duhur në emision dhe Yasmin e cilësoi eksperiencën në Love Island si më të mirën e jetës së saj, duke thënë se kishte mësuar shumë për veten dhe kishte krijuar miqësi të reja.

Ajo pranoi se eliminimi ishte një surprizë, por besonte se ishte vendimi i duhur bazuar në çiftet që kishin mbetur në garë.

 Foto: Shutterstock

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër