Tiranë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën derë më derë duke u shtrirë në disa zona të vendit, për evidentimin e banesave me probleme në dokumentacion.
Në Palasë dhe IliasTiranë, 26 tetor, Zhurnal.mk – të Himarës janë evidentuar rreth 1000 banesa, ndërsa dhjetëra dosje janë në fazën përfundimtare të trajtimit. Banorët mund të verifikojnë online dokumentet që u mungojnë.
ASHK ka emetuar ndërkohë 22 vendime përfundimtare, ndërsa 38 banesa janë në fazën e fundit të procedurës, në afishim publik.
55 subjekte duhet të dorëzojnë dokumentet që u mungojnë pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë. Emrat e tyre dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë janë publikuar në portalin e ASHK duke u dhënë mundësi qytetarëve të informohen dhe të vijojnë procedurat përkatëse.
Prej kësaj të hëne, puna në zonën e Himarës është zgjeruar edhe në Kallarat, Vranisht, Bolenë, Tërbaç dhe Kuç, për të vijuar evidentimin në terren dhe trajtimin e rasteve sipas dokumentacionit dhe kushteve ligjore.
Grupet e specialistëve të Kadastrës kanë nisur së fundmi punën edhe në Bashkinë Finiq për evidentimin e banesave me probleme në dokumentacion. Pas përfundimit të evidentimit në terren në gjashtë fshatrat e para të Njësisë Administrative Finiq, ku u evidentuan 150 shtëpi, puna ka nisur në 10 fshatra të Njësisë Administrative Aliko.
Paralelisht, grupet e punës vijojnë aktivitetin në Velabisht të Beratit, në Leskovik dhe në fshatin Kus të Kasharit. Në Leskovik janë evidentuar rreth 250 banesa.
Qasja e re derë më derë e Kadastrës vijon aktualisht në 30 fshatra të vendit, me synimin për të evidentuar banesat në terren, për të përshpejtuar procedurat e trajtimit të tyre dhe për të ndihmuar qytetarët në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Përmes kësaj praktike të re pune derë më derë, ASHK synon të shkojë pranë banorëve, të identifikojë nga afër problematikat e pronësisë dhe të lehtësojë plotësimin e dokumentacionit për qytetarët, duke i orientuar ata drejt hapave të nevojshëm për përfundimin e procedurave.
Informimi i drejtpërdrejtë dhe verifikimi në terren mbeten pjesë thelbësore e procesit, në mënyrë që çdo rast të trajtohet mbi bazën e dokumentacionit përkatës dhe në përputhje me kërkesat ligjore.
