Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohet të hënën

Nga D. V.
1,011 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas njoftoi sot se paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohej të hënën, sipas APA.

Kajas tha se sanksionet do të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë.

Sipas saj, bisedimet në Gjenevë me Ukrainën treguan se Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste.

“Bisedimet në Gjenevë kanë treguar edhe një herë se Moska nuk po largohet nga kërkesat e saj maksimaliste. Rusia po zvarritet, në vend që të ecë drejt paqes”, tha Kallas.

BE-ja po ecën drejt paketës së 20-të të sanksioneve. Ne synojmë ta miratojmë këtë paketë të hënën. Sanksionet tona tashmë kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja do ta kufizojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën. Moska nuk është e pamposhtshme”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas, në një konferencë për shtyp pas samitit E5 në Poloni.

Më 18 shkurt, përfundoi raundi i tretë i bisedimeve në Gjenevë midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff kishte shprehur optimizëm për bisedimet, të cilat zgjatën rreth dy orë, si pala ruse ashtu edhe ajo ukrainase i përshkruan ato si “të vështira”.

Moska dhe Kievi mbeten në mosmarrëveshje për çështjet territoriale dhe kushtet e një armëpushimi të mundshëm në konfliktin 4-vjeçar.

Rusia ka kërkuar kontroll të plotë të Donbasit lindor të Ukrainës, i përbërë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Kievi e ka refuzuar prej kohësh këtë kërkesë, pasi për të kjo do të përbënte heqje dorë nga territori sovran ukrainas.

Një tjetër pikë ngërçi në bisedime është statusi i centralit bërthamor të Zaporizhias. Centrali – më i madhi në Evropë – ndodhet në vijën e frontit dhe ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër