“Kanë mbushur bunarin me njerëz”, Matoshi flet për masakrat çnjerëzore të ushtrisë serbe në Kosovë

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator Zhurnal.mk – Veterani i UÇK-së në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nuk mund të shpjegohet aktgjykimi i Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së, kur në anën tjetër Serbia ka kryer masakra të tmerrshme e çnjerëzore ndaj popullatës civile shqiptare, për të cilat fare nuk ka marrë përgjegjësi.

“Ne kemi këtu një fshat quhet Kotlinë. 24 njerëz. E kanë mbushur bunarin me njerëz. Forcat paramilitare serbe. Është një prua i Rakocit në Kaçanik, 54 civil janë të masakruar në mënyrë më çnjerëzore. Janë disa fshatra nga Shtërpca, Bitia e Epërme, Firaja, fshati Vicë, i kanë lidhur njerëzit për drunj dhe i kanë prerë me sharrë motori. Atë e kanë bërë serbët”, tha Matoshi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër