Kapet në flagrancë, arrestohet druprerësi ilegal në Shkup

Nga D. V.
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 prill, Zhurnal.mk – Më 27.04.2026, në fshatin Brodec të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Mirkovci kanë privuar nga liria personin F.J. (26) nga rrethina e Shkupit. Ai është kapur duke transportuar dru për ngrohje pa vulë dhe pa dokumentacion përkatës, me një veturë të tipit “Opel Astra” me targa të Tetovës.

Gjatë procedurës së mëtejshme është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte leje qarkullimi të skaduar, ndërsa drejtuesi nuk posedonte patentë shoferi.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë, ndaj F.J. do të ngriten kallëzime përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër