Karim Adeyemi, “një bombë me sahat” për Barcelonën – mes talentit të madh dhe mos arritjes së madhështisë

Nga D. V.
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Transferimi i Karim Adeyemit te Barcelona është pritur me entuziazëm, por në Gjermani vazhdojnë të ekzistojnë dyshime nëse sulmuesi do të arrijë më në fund potencialin e tij të plotë.

Sipas mediave gjermane, 24-vjeçari largohet nga Borussia Dortmundi me reputacionin e një futbollisti që mund të vendosë ndeshje i vetëm falë shpejtësisë dhe aftësive të tij, por që nuk arriti të shfaqte vazhdimësi në performancat e tij.

Gjatë qëndrimit në Dortmund, Adeyemi alternoi paraqitje të nivelit të lartë me periudha të gjata nën pritshmëri. Asnjë nga trajnerët që e drejtuan nuk arriti ta shndërronte në një titullar të padiskutueshëm apo një lider të skuadrës, ndërsa ai nuk u konsolidua as në kombëtaren e Gjermanisë.

Sipas gazetës Bild, problemi nuk lidhej me mungesën e talentit, por me disiplinën, përqendrimin dhe qëndrueshmërinë. Madje, tabloidi gjerman e përshkroi atë si një “bombë me sahat”, duke iu referuar potencialit të madh që nuk u shfrytëzua plotësisht.

Polemikat jashtë fushës

Imazhi i Adeyemit u ndikua edhe nga disa episode jashtë fushës. Marrëdhënia e tij me reperen Loredana, debatet për stilin e jetesës dhe disa incidente të tjera bënë që ai të ishte shpesh në qendër të vëmendjes së mediave.

Një nga rastet më të komentuar ishte ai i të ashtuquajturës “Kutia Misterioze”, kur lojtari u gjobit me 450 mijë euro pasi një pako e porositur në internet rezultoi të përmbante sende të ndaluara, përfshirë doreza metalike dhe një pajisje elektroshoku.

Adeyemi deklaroi se nuk kishte dijeni për përmbajtjen e saj, por dënimin e mori.

Kovac besoi te potenciali i tij, Flick synon ta rikthejë në nivelin më të lartë

Pavarësisht kritikave, ish-trajneri i Dortmundit, Niko Kovac, ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i sulmuesit.

“Më pëlqen shumë si person. Është një djalë fantastik dhe besoj se mund të bëhet një futbollist i jashtëzakonshëm nëse përmirëson disiplinën dhe shfrytëzon maksimalisht çdo stërvitje”, kishte deklaruar Kovac.

arcelona beson se kalimi në “Camp Nou” mund të jetë pika e kthesës në karrierën e Adeyemit.

Një faktor i rëndësishëm është edhe trajneri Hansi Flick, i cili e njeh mirë lojtarin dhe konsiderohet si një trajner që di të rikthejë në formën më të mirë futbollistët me potencial të madh.

Klubi katalanas shpreson që nën drejtimin e Flick, Adeyemi të lërë pas periudhën e luhatjeve në Dortmund dhe të shndërrohet në një nga armët kryesore të Barcelonës në sezonet e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër