Kasami: Korridori 8 do të kalojë nga Struga

Nga Xh M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 30 mars – Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, në një intervistë në Alsat, ka folur për Korridorin 8, ku tha se ky projekt i madh infrastrukturor do të kalojë edhe kah qyteti i Strugës.

“Nuk di ndonjë korridor tjetër ku do të kalojë Korridori 8. Duhet të bëjmë distinkcion të qartë në mes zgjidhjes teknike, dhe projektit si interes strategjik i vendit që lidh disa vende të NATO-së dhe BE-së. Është ndër korridoret më të rëndësishme të vendeve pan-evropiane, pjesë e të cilit do të jetë edhe Maqedonia e Veriut. Të thuhet se Korridori 8 nuk do të kalojë kah Struga nuk është informacion i saktë”.

“Është çështje të cilën na e ka lënë si problem qeveria paraprake. Se Korridori 8 nuk do të kalojë kah Struga nuk e ka thënë as kryeministri. Ky korridor lidh shqiptarët e Maqedonisë me ata të Shqipërisë, por përskaj kësaj ky është projekt i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut. Sa është i rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, aq i rëndësishëm është edhe për Maqedoninë”, tha mes tjerash Kasami.

Kasami tha se nuk do të ndryshohet trajektorja e Korridorit 8 dhe se po punohet me intensitet të lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër