Kasami: Mirëprita ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson  

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar që në Komunën e Tetovës në një takim miqësor ka mirëpritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson.

“Në komunën e Tetovës, në një takim miqësor mirëprita ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson me të cilin biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen në më shumë sfera.

Falënderova ambasadorin Matthew Lawson, për ndihmën dhe përkrahjen që po i jep vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si rruga e vetme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Takime të këtilla janë dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e përkushtimit të përbashkët për zhvillim, prosperitet dhe integrim evropian”, ka njoftuar Kasami.

artikuj të ndërlidhura