Kasami për humbjen e Vuçiqit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, e ka cilësuar lajm të mirë për rajonin dhe botën demokratike humbjen e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit në zgjedhjet në Serbi, duke përshëndetur ndryshimin politik pas 12 vitesh pushtet autokratik.

Në një postim publik, Kasami ka përgëzuar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se bashkimi dhe bashkëpunimi politik janë çelësi i suksesit të shqiptarëve të Luginës.

“Ky rezultat dëshmoi se forca jonë është te bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi politik”, ka shkruar Kasami.

Ai ka shprehur shpresën se zhvillimet e fundit do të hapin një kapitull të ri për Serbinë, ku do të respektohen të drejtat e pakicave, si dhe sovraniteti dhe pavarësia e vendeve fqinje.

Kasami ka theksuar gjithashtu se e ardhmja e rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian, ndërsa politikat hegjemoniste, sipas tij, nuk kanë vend në këtë rrugëtim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër