Kasami pret në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja i uron punë të mbarë dhe suksese në mandatin e dytë

nga Xh M

Tetovë, 13 nëntor – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, së bashku me zëvendësin e tij, Kenan Tora. Siç njofton Kasami, në takim Qehaja e ka uruar për fitoren në zgjedhjet lokale dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e dytë.

“Takim vëllazëror me Ambasadorin e Kosovës z. Florian Qehaja dhe zv. Ambasadorin Kenan Tora. Shkëmbyem ide dhe vizione për projekte që forcojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët për të dy vendet tona”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi krah qytetarëve tanë në çdo moment! Ambasadori më uroi punë të mbarë dhe suksese në mandatin e dytë!”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More