KEK nis startimin e njësisë A5 të Termocentralit Kosova A

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se këtë mëngjes ka nisur procesi i startimit të njësisë A5 të Termocentralit Kosova A.

Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë kësaj faze mund të vërehet tym më i theksuar, i cili është pjesë e procesit teknologjik të startimit të njësisë.

Ky fenomen, sipas korporatës, mund të vazhdojë deri në arritjen e parametrave të nevojshëm dhe stabilizimin e njësisë.

KEK-u ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij procesi, me theks të veçantë te banorët e Komunës së Obiliqit.

Korporata ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me kohën e nevojshme për përfundimin e procesit të startimit.

artikuj të ndërlidhura