Kërkesë për shtyrjen e dënimit me burg, pronari i “Durmo Turs” ka caktuar operacion

nga D. V.

Shkup, 1 dhjetor – Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, i dënuar me dhjetë vjet burg për tragjedinë në Llaskarcë, ka kërkuar përsëri shtyrjen e ekzekutimit të dënimit. Edhe pse sot duhej të shkonte pas hekurave, ai ka paraqitur një kërkesë të re, duke shpjeguar se ka një operacion të caktuar, përcjell TV21.

Një kërkesë të ngjashme kishte paraqitur më parë edhe shefi i parkut të automjeteve të kompanisë, Remzi Miftari, i cili pretendonte se duhet të operohej për një hernie testikulare. Por, në vend që të paraqitej për të vuajtur dënimin, Miftari u arratis dhe për të është lëshuar një fletë-arresti. Tani gjykata duhet të vendosë nëse Beluli do t’i lejohet një shtyrje e re.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More