Këta janë deputetët që kanë siguruar për herë të parë ulëse në parlament

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.13% të votave (53 ulëse), e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% të votave (22 ulëse), Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% (18 ulëse) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74% (7 ulëse), shkruan Klankosova.tv.

Në bazë të këtyre rezultateve disa nga kandidatët për deputetë do të sigurojnë për herë të parë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në legjislativ do të jenë: Osman Musliu, Arton Konushevci dhe Armend Baloku.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga rikthimi i saj Vjosa Osmani ka siguruar ulëse në legjislaturën e re ashtu si edhe Albena Reshitaj, ndërsa Paris Guri do të rikthehet sërish në Kuvendin e Kosovës.

AAK ka siguruar 7 ulëse nga të cilat të gjithë kanë ‘shijuar’ postin e deputetit, ndërsa Teuta Haxhiu është rikthyer në Kuvendin e Kosovës, pas mungesës në dy legjislatura.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër