Gjatë një takimi në Pekin me një delegacion të tregtisë bujqësore të SHBA-së dhe ministrisë së tregëtisë së Kinës, u shkëmbyen pikëpamje mbi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA dhe bashkëpunimin tregtar bujqësor.
Li Chenggang, përfaqësuesi i tregtisë ndërkombëtare të Kinës në Ministrinë e Tregtisë dhe zëvendësministër i tregtisë tha se marrëdhëniet e shëndosha ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, u shërbejnë interesave të të dy vendeve dhe gjithashtu i sjellin dobi botës.
Ai kujtoi se që nga maji i këtij viti, ekipet ekonomike dhe tregtare nga të dyja palët, të udhëhequra nga konsensusi i rëndësishëm i arritur midis dy krerëve të shteteve, kanë zhvilluar pesë raunde bisedimesh, duke kontribuar në stabilizimin e marrëdhënieve tregtare dypalëshe. Kjo tregon plotësisht se, të udhëhequra nga parimet e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, të dyja palët mund të gjejnë zgjidhje për çështjet përmes dialogut dhe bashkëpunimit, shtoi Li.

Li vuri në dukje se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë të rëndësishëm në tregtinë bujqësore.
Në fakt, të dy vendet gëzojnë pika të forta përkatëse në burimet natyrore, tregjet, kapitalin dhe teknologjinë, me plotësueshmëri të fortë dhe hapësirë të gjerë për bashkëpunim, shtoi ai.
Anëtarët e delegacionit amerikan thanë se Kina është një treg i madh eksporti për produktet bujqësore amerikane. Komuniteti bujqësor i SHBA-së e vlerëson partneritetin me Kinën dhe është i përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit.
Ata theksuan se marrëdhëniet e qëndrueshme ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, janë jetësore për tregtinë dypalëshe bujqësore dhe shprehën shpresën se marrëdhënia do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.
Bazuar në konsensusin e bisedimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA në Kuala Lumpur, Kina do të përshtasë disa nga masat e saj të kontrollit të eksportit që synojnë disa subjekte amerikane më 10 nëntor, tha të mërkurën Ministria e Tregtisë e Kinës.
Në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse të kontrollit të eksportit, ministria lëshoi Njoftimin Nr. 13 të vitit 2025 më 4 mars dhe Njoftimin Nr. 21 të vitit 2025 më 4 prill, duke shtuar gjithsej 31 subjekte amerikane në listën e kontrollit të eksportit të Kinës, për të ndaluar kështu eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë në këto subjekte, tha ministria në një deklaratë.
