Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në deklaratën e sotme për mediat, njoftoi opinionin në lidhje me serinë e vaksinës BCG se ato janë seria nr. 6831 nga 22.12.2022 dhe seria nr. 807-1 nga 11.12.2023, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai tha se të dyja seritë janë përdorur plotësisht deri në verën e këtij viti.

“Në vendin tonë, nuk ka efekte anësore të dokumentuara që lidhen me përdorimin e këtyre serive. Ministria, së bashku me institucionet kompetente, po kryen analiza shtesë, dhe publiku do të informohet për rezultatet e tyre në kohën e duhur.

Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë vazhdimin e pandërprerë të vaksinimit me vaksinën BCG, në bashkëpunim me UNICEF-in. U bëjmë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas Kalendarit të Imunizimit. Vaksinimi mbetet mbrojtja më e besueshme për shëndetin e fëmijëve tanë”, theksoi Ministri Klekovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër