Koçiu pret Demon: Çojmë para reformat për të rritur sigurinë dhe garantuar rendin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu priti sot në një takim ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, si dhe parardhësin e tij Besfort Lamallari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shkruan: “Me Ervinin dhe Besfortin, për të nisur një kapitull të ri në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por me të njëjtin vizion dhe angazhim për një Shqipëri më të sigurt, më moderne dhe më europiane”.

Koçiu shprehet gjithashtu besimplotë se eksperienca e Ervin Demos do të kontribuojë në vijimin e reformave dhe punëve të nisura në sektorin e sigurisë dhe rendit.

“Besimplotë se eksperienca e Ervin Demos do të jetë një vlerë e shtuar për të çuar përpara punët e mira dhe reformat, për të rritur sigurinë, garantuar rendin dhe ofruar shërbime më të mira, që u përgjigjen nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve”, vijoi ajo.

artikuj të ndërlidhura