Kolona në kufi: Deri në 40 minuta pritje në Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc

Nga D. V.
1,402 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran është regjistruar fluks i shtuar i automjeteve, ndërsa pritjet për dalje nga Maqedonia e Veriut zgjasin rreth 40 minuta, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) përcjell INA.

Sipas të njëjtit njoftim, në pikën kufitare Tabanoc, pritja për hyrje në vend është po ashtu rreth 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti. Megjithatë, LAMM thekson se në anën greke të vendkalimeve kufitare koha e pritjes ndryshon vazhdimisht dhe zakonisht është më e gjatë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së gurëve. Kujdes i veçantë rekomandohet në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Në fuqi mbetet edhe regjimi veror i qarkullimit, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda me masë totale mbi 15 tonë gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta./INA/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër