Komandanti i Komandës së Bashkuar të forcave aleate të NATO‑s në Napoli në vizitë në vendin tonë dhe në Armatë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Një delegacion nga Komanda e Bashkuar e forcave aleate të NATO‑s në Napoli (Joint Force Command Naples – JFCNP), i kryesuar nga komandanti admiral George M. Wikoff, që nga dje më 9 shtator 2026 ndodhet në një vizitë dyditore në shtet dhe në Armatë.

Në kuadër të vizitës, admirali Wikoff zhvilloi takime me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Transportit Aleksandar Nikoloski, si dhe me nikoqirin e tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armates, gjeneral‑major Sashko Lafçiski.

Në takime u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë në rajon, arritjen e objektivave të NATO‑s për kapacitetet, mundësitë për realizimin e aktiviteteve stërvitore në territorin e Maqedonisë, si dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të Aleancës.

Përveç kësaj, admirali Wikoff u informua edhe për mundësitë që i ofron vendi ynë, si shtet në rajon që përfaqëson kryqëzim gjeografik të disa korridoreve transportuese, ndërsa Armatës i takon rol i rëndësishëm në realizimin e mobilitetit, shpejtësisë, iniciativës, qëndrueshmërisë dhe thellësisë strategjike të Aleancës.

Në kuadër të vizitës, admirali Wikoff theksoi përkushtimin e vendit tonë si kontribuues aktiv në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, duke nënvizuar profesionalizmin dhe kontributin e Armates së Maqedonisë në aktivitetet e udhëhequra nga NATO.

artikuj të ndërlidhura