Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

Nga Xh M
971 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kombëtarja shqiptare U-21 u mund 1-0 nga Italia U-21 në ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor, e zhvilluar në stadiumin “Omero Tognon”.

Trajneri Alban Bushi e nisi takimin me formacionin: Simon Simoni (GK), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Arlind Kurti, Zylyf Muça, Feta Fetai (C), Aidon Shehu, Burak Alili, Fabjan Përndreca, Rrok Toma dhe Kevin Dodaj.

Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje të mirë përballë një kundërshtari cilësor dhe krijuan disa raste të pastra shënimi. Në minutën e 19-të, Shqipëria iu afrua golit me Rrok Tomën, i cili goditi me kokë nga brenda zonës, por topi përfundoi mbi traversë.

Më pas ishte radha e Fabjan Përndrecës të rrezikonte portën italiane me një goditje të fortë nga distanca, që kaloi shumë pranë shtyllës.

Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin. Në minutën e 60-të, kapiteni Feta Fetai provoi nga brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Italia arriti të gjejë golin e vetëm të takimit në minutën e 63-të me Calvanin, i cili shfrytëzoi një nga rastet e vendasve për të kaluar ekipin e tij në avantazh.

Shqipëria U-21 nuk u dorëzua dhe tentoi deri në fund të ndeshjes për të rikthyer baraspeshën, por pa arritur të ndryshojë rezultatin, me sfidën që u mbyll me fitoren minimale të Italisë U-21.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër