Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 31 gusht Zhurnal.mk – Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se lavdërimi i kriminelëve të luftës, përfshirë Ratko Mlladiç, nuk ka vend në Bashkimin Evropian dhe as në vendet që synojnë të bëhen pjesë e bllokut.

Duke folur me gazetarët në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Kos u shpreh se “lavdërimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian, as në vendet që aspirojnë të bëhen anëtare”.

Ajo i bëri këto komente duke iu referuar Ratko Mlladiç, ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

artikuj të ndërlidhura