Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Komisioni ka qëndrim parimor se nuk do t’i komentojë deklaratat dhe qëndrimet e kandidatëve që kanë aplikuar dhe kanë marrë pjesë në shpalljen dhe në procedurën e përzgjedhjes, thuhet në reagimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjykatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut GJEDNJ, pas kritikave nga një kandidat që ka marrë pjesë në shpallje.
Nga Komisioni megjithatë theksojnë në faktet e mëposhtme: Së pari, nuk është aspak praktikë e pazakontë që Paneli i Ekspertëve në procedurën e përzgjedhjes së gjykatësve të ketë vërejtje mbi propozimet për gjykatës, dhe në këtë drejtim, Paneli i Ekspertëve në praktikën e tij ka dosje për kthimin e listave të tëra, ose kandidatëve të caktuar nga ato lista. Së dyti, Paneli i Ekspertëve në raportin e tij mbi listën e paraqitur nuk kishte asnjë vërejtje mbi punën dhe procedurat e Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjykatës të Republikës së Maqedonisë në GJEDNJ.
“Së fundmi, pavarësisht qëndrimit parimor, Komisioni ende e konsideron të papranueshme që një kandidat i pakënaqur me punën e Komisionit ta kualifikojë punën e tij në një mënyrë të padenjë. Në këtë kuptim, nëse Komisioni do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë, përgjigjja do të ishte se ai kandidat do të ishte më mirë të përballej me turpin e punës së tij, i cili është notuar në një raport të Zyrës Shtetërore të Revizionit, sesa të jepte kualifikime të papërshtatshme për punën e Komisionit”, thuhet në reagimin e Komisionit për Përzgjedhjen e një Kandidati për Gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Procedura për zgjedhjen e një gjykatësi nga Maqedonia në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), një vit e gjysmë pas fillimit, është shtyrë përsëri. Paneli Këshillues i Ekspertëve në Këshillin e Evropës ka vlerësuar se kandidatja e propozuar, Ana Dangova Hug, nuk i plotëson plotësisht kriteret për gjykatëse në Strasburg, pas së cilës komisioni i Maqedonisë së Veriut ka propozuar një emër të ri.
Në vend të Ana dangova Hug është propozuar avokatja Jelena Ristiq, konfirmoi për Telma, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili është edhe kryetar i komisionit.
Vendimi që Ristiq të propozohet u mor unanimisht në seancën e Komisionit të mbajtur më 20 gusht, pasi Ministria e Punëve të Jashtme informoi Komisionin për vërejtjet e Panelit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës.
Komisioni i parë i nominoi gjykatësen Gabriella Gajdova, prokuroren Lençe Ristoska dhe avokatin Jordan Apostollski. Përpara se lista t’i dërgohej Këshillit të Evropës, u formua një Komision i ri, i kryesuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ku janë anëtarë edhe kryetarët e Gjykatës Supreme, Penale dhe Civile, si dhe drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë.
Në nëntor të vitit të kaluar, komisioni i ri i propozoi Jordan Apostollski, avokaten Natasha Boshkova dhe dekanin e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë” Sasho Georgievski. Në maj të këtij viti, erdhi një ndryshim tjetër. Apostollski u zëvendësua nga Ana Dangova Hug, e cila u bë kandidatja e tretë e propozuar.
Ndërkohë, gjykatësi nga Maqedonia në GJEDNJ, Jovan Ilievski, mandati i të cilit duhej të mbaronte në fillim të vitit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij.
