Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Banka Popullore dhe guvernatori Trajko Sllaveski kanë ngritur dy kallëzime penale lidhur me zhvillimet rreth Alta Banka SHA Manastir, mëson Press24.
Njëri kallëzim penal është ngritur kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, si dhe kundër sekretarit të përgjithshëm të partisë, Aleksandar Sasha Dimitrieviq.
Kallëzimi tjetër penal i veçantë është ngritur kundër sekretarit për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Andrej Zhernovski.
Për momentin nuk ka më shumë detaje se çfarë saktësisht përmbajnë kallëzimet penale. Megjithatë, Press24 pret konfirmim nga Prokuroria Themelore Publike dhe nga Banka Popullore për kallëzimet penale të paraqitura.
Më herët, kryeministri Mickoski e kishte ftuar Prokurorinë Publike të reagojë ndaj, siç tha ai atëherë, përpjekjeve për përhapje paniku në rastin e Alta Banka SHA Manastir.
Sot në Kuvend po zhvillohet një seancë mbikëqyrëse për këtë temë. I pari që foli ishte kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa pas tij edhe guvernatori Trajko Sllaveski.

