Komunikacioni zhvillohet kryesisht në rrugë të thata, pa pritje të gjata në kufi

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata. Qarkullimi jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.

LAMM-ja rekomandon përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës dhe vozitje të kujdesshme. Kujdes i veçantë nevojitet në rrugët përgjatë luginave dhe grykave, ku mund të ketë rrëshqitje dheu e gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçanë–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër