Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa

nga D. V.

Shkup, 13 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More