Raporti vjetor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Komisionit për Sistem Politik

Nga B.M
861 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Komisioni i Kuvendit për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot në kuadër të seancës së 29-të do ta shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2024.

Siç theksohet në Raport, sfidë e Agjencisë edhe më tutje mbetet mungesa e kuadrit profesional me fokus trë veçantë të ekspertëve nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale dhe shkencave të informatikës, të cilët janë të rëndësishëm për zbatimin efektiv të ligjvënies pët mbrojtjen e të dhënave personale.

Agjencia do të vazhdojë të punojë në përforcimin e statusit të saj të pavarur, veçanërisht në pjesën e menaxhimit me resurset njerëzore dhe sigurimin e mjeteve të pavarura buxhetore, përmes krijimit të kornizës adekuate rregullatore. Në këtë drejtim, vazhdon procesi i miratimit të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën do të sigurohen resurset e nevojshme për kryerje efektive të funksioneve dhe autorizimeve të Agjencisë.

Me qëllim të avancimit plotësues të mbrojtjes së të dhënave personale në vitin 2024 u miratua edhe Strategjia për zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për periudhën 2025-2030, e cila do të fillojë të zbatohet në periudhën në vijim. Kjo strategji paraqet një dokument kyç për zhvillim afatgjatë dhe avancim të mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personave në vend, duke siguruar vazhdimësi dhe harmonizim me standardet evropiane.

Në këtë mënyrë, Agjencia do të vazhdojë të punojë në sigurimin e funksionimit të pavarur dhe të paanshëm, sipas parimeve të Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër