Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Nga D. V.
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 prill Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces vazhdon të jetë Serbia.

“Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore, megjithatë pengesë ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as të hyjë në BE,” ka deklaruar ai.

Ai i bëri thirrje Beogradit që të ballafaqohet me realitetin dhe të njohë Kosovën, duke shtuar se veprimet e Serbisë po mbajnë peng të gjithë rajonin.

Në fjalën e tij, Konjufca akuzoi Beograd për ndërhyrje në proceset demokratike në Kosovë, përfshirë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhje përmes mbështetjes së Lista Serbe.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhje, duke synuar ta reflektojë drejtimin e vet përmes një partie në pushtet. Ne kemi penguar ndërhyrje të tilla të huaja dhe kemi arritur të ruajmë dinjitetin e institucioneve tona demokratike,” është shprehur ai.

Konjufca përfundoi duke theksuar se pavarësisht sfidave, Kosova do të vazhdojë të mbrojë rendin demokratik dhe sovranitetin e saj.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër