Tiranë, 22 korrik, Zhurnal.mk – Kontrolle të befasishme të ushtruara këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një tjetër aparati celular. Pajisja e ndaluar u gjet brenda qelisë ku po mbahet Laert Haxhiu.
Menjëherë pas përfundimit të operacionit të kërkimit, aparati është sekuestruar dhe është dërguar në SPAK për ekspertizë.
Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale. /Euronews.al/
