Kontrolle të shtuara në treg: Marketet nën monitorim për rritje të çmimeve dhe marzheve të fitimit

Nga Xh M
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj Zhurnal.mk – Inspektorati Shtetëror i Tregut nga 10 deri më 20 maj do të zhvillojë kontrolle në të gjitha zinxhirët e marketeve. Nëse konstatohet se ka rritje të marzhave dhe fryrje të çmimeve do të ndërmerren masa përkatëse, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Sipas Durmishit, 30 ekipe inspektuese janë në terren dhe sipas tij, nga informacionet e katër ditëve të para të kontrolleve, është vërejtur një ulje e caktuar e çmimeve të frutave dhe perimeve.

muajin e kaluar pati rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe ulje të marzhës nga ana e tregtarëve me rreth një për qind ndërsa shtoi se Ministria po e ndjek vazhdimisht situatën dhe do të vazhdojë me zbatimin e masave për stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Sa i përket rritjes së inflacionit në 5,7%, Durmishi tha se kjo ndodh për shkak të krizës globale. Ai theksoi se Qeveria reagon me masa përkatëse. Në këtë kuadër, përmendi edhe një masë të re për bashkëfinancimin e zejtarëve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe prodhimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër