Korrja e grurit në Sukth e Katund të Ri, Rama: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare

Nga D. V.
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 qershor, Zhurnal.mk – Nga Sukthi dhe Katundi i Ri në qarkun e Durrësit, vjen një tjetër dëshmi e punës dhe përkushtimit të fermerëve me tokën dhe të mbjellat.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga procesi i korrjes së grurit, ndërsa e ciësoi këtë si një pasqyrë të Shqipërisë që punon.

“Nga korrja e grurit në Sukth dhe Katund i Ri, në Durrës, ku njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare”, shkruan Rama.

Fushat e mbjella me grurë po japin prodhimin e sezonit, ndërsa procesi i korrjes po zhvillohet me ritme të mira, falë angazhimit të fermerëve dhe investimeve në bujqësi.

Kjo panoramë e Shqipërisë që punon pasqyron përpjekjet e përditshme të njerëzve të tokës, të cilët kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas, garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e ekonomisë rurale.

Mbështetja për bujqësinë dhe rritja e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare mbeten prioritete të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër