Tiranë, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren e brendshme të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Kërkesa e AGSH-së pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese gjatë muajit nëntor. AGSH kërkon shfuqizimin e dispozitave të rregullores që lidhen me punën e gazetarëve dhe mediave në ambientet e Gjykatës së Posaçme, të cilat i konsideron kufizuese për lirinë e medias dhe të drejtën e informimit.
AGSH kishte depozituar në shtator kërkesën në Kushtetuese, duke kërkuar fillimisht pezullimin dhe më pas shfuqizimin e dispozitave që, sipas saj, cenojnë lirinë e medias, publicitetin e proceseve gjyqësore dhe të drejtën e publikut për informim.
