Kosova i ofron ndihmë Çekisë e cila po përballet me përmbytje

nga Xh M

Kosova i ka ofruar ndihmë Çekisë e cila po përballet me vërshime.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, përmes një letre drejtuar homologes çeke i ka shprehur gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave të tjera të mbështetjes humanitare.

“Gjersa mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, uroj që kjo krizë të kaloj sa më parë, me sa më pak dëme. Ne qëndrojmë me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet”, ka theksuar ministri Maqedonci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More