Kosovari i arrestuar në Serbi, MPJD: Kemi njoftuar BE-në dhe vendet e Quint-it

Nga Xh M
1,126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e afërt të rastit të shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni, ndaj të cilit autoritetet e Serbisë kanë iniciuar procedurë penale.

Përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, MPJD-ja ka njoftuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe ka dërguar notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it, me qëllim të sigurimit të angazhimit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së Maxhunit.

Sipas ministrisë, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit.

MPJD-ja ka bërë të ditur se përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë edhe kërkesën zyrtare për lejimin e vizitës ndaj Maxhunit, e cila pritet të realizohet gjatë javës së ardhshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndaj të njëjtit, Serbia ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër