Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Me rastin e shënimit të 2 Gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Darko Kostadinovski, në emrin e tij personal dhe në emër të Gjykatës, përcjell urimin vijues:
Të nderuar qytetarë,
Sot, kur shënojmë 123 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 82 vjet nga Seanca e Parë e ASNOM‑it, me respekt të thellë përulemi para vizionit, guximit dhe sakrificës së gjeneratave që vendosën themelet e shtetësisë maqedonase.
Idealet e ilindenasve dhe të gjeneratës së ASNOM‑it na obligojnë të ndërtojmë një shtet të përparuar, modern dhe juridik, në të cilin institucionet veprojnë me përgjegjësi, ndërsa qytetarët kanë besim se të drejtat dhe liritë e tyre mbrohen në mënyrë të sigurt.
Akt i patriotizmit më të lartë sot është përkushtimi i vërtetë ndaj sundimit të ligjit, respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të shtetit juridik.
Forca e Kushtetutës qëndron plotësisht në përkushtimin e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Vetëm nëse secili prej nesh e ndien këtë detyrë, të drejtat dhe liritë kushtetuese do të jenë vërtet të mbrojtura, ndërsa shteti juridik do të jetë realiteti ynë i përbashkët.
Sot, më shumë se kurrë, është e nevojshme të mësojmë sërish të jemi të bashkuar rreth Kushtetutës, sundimit të ligjit dhe përgjegjësisë së përbashkët ndaj Republikës.
Ideja ilindene nuk përfundon me fitimin e lirisë. Ajo vazhdon me detyrimin për ta ruajtur atë. Paqja dhe liria janë të pandashme, ndërsa një shoqëri e drejtë mund të ekzistojë vetëm aty ku sundon ligji dhe secili e merr përsipër përgjegjësinë e vet ndaj shtetit dhe Kushtetutës.
Gëzuar dhe i përjetshëm qoftë Ilindeni – Dita e Republikës!
