KPK konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Nga D V
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka konfirmuar me gjashtë vota për dhe një kundër listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se lista e kandidatëve është miratuar pas shqyrtimit të aplikimeve të pranuara në konkursin që u mbyll më 10 qershor.

“Me gjashtë vota për dhe një kundër u konfirmua lista e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Gashi.

Pesë prokurorë janë konfirmuar si kandidatë për këtë pozitë.

Sipas renditjes, për Kryeprokuror të Shtetit kanë aplikuar:

Atdhe Dema – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

Naim Abazi – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

Rafet Halimi – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

Shqipdon Fazliu – Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit;

Zejnullah Gashi – Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër