Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani vlerësohet nga Britania e Madhe për lidershipin e tij

nga L. M

Altin Dumani vlerësohet nga shtetet Perëndimore si njeriu që guxoi dhe ndëshkoi me arrestime VIP-at e politikës shqiptare.

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, si dhe drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Ata u pritën në takim nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar.

Gjatë vizitës, Biggar i ka dhënë një certifikatë mirënjohjeje Dumanit për lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e tij për drejtësi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro. KLP shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila rreth dy javë më parë propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së.

Altin Dumani bëri epokë në drejtësi duke thyer mitin e të paprekshmerisë së klasës së lartë politike.

https://www.facebook.com/share/p/15TcvCjpbrU

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More