Kryeministri Kristersson jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stokholm, 17 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka njoftuar dorëheqjen pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, të cilat konfirmuan fitoren e opozitës së krahut të majtë.

Kristersson ia dorëzoi letrën e dorëheqjes kryetarit të parlamentit.

Në deklaratën e tij, ai tha se rezultati i zgjedhjeve e ka bërë më të ndërlikuar formimin e një qeverie të re.

Sipas tij, deklaratat e ndryshme të partive politike përpara zgjedhjeve mund të vështirësojnë krijimin e koalicioneve të mundshme.

Kristersson bëri thirrje për “hapje konstruktive” nga të gjitha partitë.

Ai theksoi se tani duhet të zhvillohen bisedime me të gjitha forcat politike për të gjetur zgjidhje dhe për të krijuar kushtet për një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale.

Rezultatet paraprake u konfirmuan sot pasi u numëruan edhe votat e fundit të dërguara me postë.

Rezultati përfundimtar pritet të shpallet gjatë fundjavës.

Katër partitë që mbështesin Socialdemokratët dhe ish-kryeministren Magdalena Andersson siguruan 176 nga 349 vendet në parlament, duke marrë një shumicë të ngushtë.

Socialdemokratët dolën partia më e madhe, me rreth 28% të votave.

Formimi i qeverisë së re do të varet tani nga negociatat që do të zhvillohen nën drejtimin e kryetarit të parlamentit.

Qeveria në largim e Kristersson përbëhej nga Partia e Moderuar, Demokristianët dhe Liberalët.

Së bashku me Demokratët e Suedisë, një parti e krahut të djathtë, ky kamp siguroi 173 vende në parlament.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër