Kryeparlamentari Gashi uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Mbështetja amerikane mbetet me rëndësi të veçantë

Nga Xh M
1,538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rolin e SHBA-së në mbështetjen e proceseve demokratike dhe euroatlantike të vendit.

Përmes një mesazhi urimi, Gashi shprehu urimet e tij për popullin amerikan dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara.

“Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet e mia më të përzemërta popullit amerikan dhe institucioneve të tij, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie”, theksoi Gashi.

Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i vlerëson lart raportet me SHBA-në, duke i cilësuar ato si një miqësi të qëndrueshme dhe partneritet strategjik.

“Mbështetja e vazhdueshme amerikane për zhvillimin tonë demokratik, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal mbetet me rëndësi të veçantë”, deklaroi ai.

Gashi u shpreh i bindur se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më tej.

“Jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej, në shërbim të paqes, sigurisë, prosperitetit dhe vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në mesazhin e tij.

Në fund të urimit, kryeparlamentari përcolli edhe urimin: “Urime Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër