Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktohet seanca e radhës plenare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, në orën 11:00, për të diskutuar për caktimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Në rend dite janë paraparë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

artikuj të ndërlidhura