Kryetari i Kroacisë solidarizohet me Maqedoninë e Veriut përballë bllokadës bullgare për hyrje në BE

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 24 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Kroacisë Zoran Milanoviç sot ka shprehur solidaritetin e tij ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe vendit përballë kushtëzimit bullgar, e të pranuar edhe nga qeveritë e 26 vendeve të tjera të BE-së, për ndryshim kushtetute për të nisur bisedimet e anëtarësimit me bllokun Evropian.

Milanovic, në një konferencë për shtyp pas takimit me homologen maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur revoltën e tij ndaj kushtëzimit të vënë katër vite më parë ndaj vendit.
Ai tha se në situatën e krijuar Maqedonia e Veriut vendos vetvetiu nëse anëtarësimi në BE është diçka që do të duhet bërë me çdo kusht apo jo.

“Maqedonia e Veriut do të vendosë vetë për fatin e saj dhe ka mundësinë të vendosë se çfarë është e rëndësishme për të. A është anëtarësimi në BE me çdo kusht, sepse ajo që po i kërkohet Maqedonisë së Veriut kohët e fundit është një lloj oferte që nuk është e lehtë për t’u përmbushur – çfarëdo që të bësh, vjen një kërkesë e re, diçka që as nuk e ke llogaritur,” tha ai në konferencë, sipas një komunikate nga zyra e tij.

“Maqedonia e Veriut vendos vetë se çfarë është më mirë për të dhe cilën rrugë zgjedh. Sigurisht që është rruga e sigurisë, kënaqësisë, mirëqenies, paqes dhe qetësisë së qytetarëve, dhe kjo e fundit, përfshirë BE-në, është një fasadë. I uroj gjithë të mirat Maqedonisë, maqedonasve dhe politikanëve në Maqedoninë e Veriut dhe që ata të gjykojnë vetë – pa mentorimin e dikujt tjetër dhe pa manipulimin dhe menaxhimin e dikujt tjetër – çfarë është e mirë për ta,” tha Milanoviç.

Kryetari i Kroacisë, madje tha se jetë ka edhe pa anëtarësim në BE.
Ka jetë edhe pa BE-në, dhe një jetë të suksesshme dhe plotësisht dinjitoze”, tha Zoran Milanoviç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër