Kryprokurori i ri betohet e premton transparencë dhe trajtim të barabartë të krejt rasteve

Nga D. V.
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 Mars, Zhurnal.mk – Nenad Saveski u betuat sot në Kuvend për postin e krye-prokurorit për të cilin ai u votua dje, dhe premtoi se do të trajtojë krejt rastet në mënyrë të barabartë pa i dhënë përparësi ndonjërit.


Ai gjithashtu premtoi edhe transparencë (tejdukshmëri) në punën e kolegëve të tij në prokurorinë publike.
Por Saveski megjithatë tha se disa raste do të mund të kenë ‘bazë ligjore” që të shqyrtohen me përparësi nga ndonjë tjetër.

“Çdo rast ka rëndësi të barabartë. Nuk do të bëj përparësi në raste. Dihet, vetëm kur ka bazë ligjore se cilat lëndë kanë përparësi. Seleksionimi nuk bëhet në atë mënyrë, as nga kush do të thirresha se si të veproja, përkundrazi, ka rregullore ligjore në bazë të të cilave vepron çdo prokuror. Ata vlejnë edhe de, edhe sot, edhe nesër, edhe në të ardhmen”, tha Saveski,” u citua nga TV21 të ketë thënë Saveski pas betimit.


E lidhur me planin e tij të punës në prokurori publike, Saveski tha se synon që të modernizojë prokurorinë me “digjitalizimin” e menaxhimit të rasteve.


Saveski poashtu premtoi “transaparencë dhe llogaridhënie për çdo prokurorë publik”.
Ai u zgodhë dje me 66 vota PËR e 2 vota KUNDËR. 8 anëtarë të kuvendit abstenuan.
Deri më dje Nenad Saveski ishte gjykatës në gjykatën themelore penale të Shkupit, ku ka punuar në Departamentin e Krimit të Organizuar.


Biografia e tij përfshinë përvojë të gjerë si prokuror publik, bashkëpunëtor ekspert dhe ekspert në organizata ndërkombëtare si OSBE, Këshilli i Evropës dhe USAID.
Saveski ka një diplomë master në të Drejtën Penale dhe është ligjërues në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.


Përveç gjuhës maqedonase, ai flet edhe anglisht me certifikata ndërkombëtare, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe në nivel bazë shqip.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër